Integrimi në BE, nevoja për një projekt kombëtar

Nga Erl Murati

Që nga rënia e regjimit komunist deri në 2014, vit kur mori statusin e vendit kandidat i Bashkimit Europian, Shqipëria ka kaluar përmes një kalvari të gjatë sfidash për t’u rikthyer tek Europa. Ishte pikërisht një rikthim pas shekujsh mbijetese dhe 45 vitesh të një prej diktaturave më të egra që ka parë bota. Diktaturë që e mbajti larg Europës dhe e bëri me zor pjesë të një pellgu gjeostrategjik që niste në Vladivostok e përfundonte në Hanoi. Diktaturë që i detyroi shqiptarët të blasfemojnë mbi amanetin e të parëve: Dielli lind andej nga perëndon. Vazhdoni me leximin e “Integrimi në BE, nevoja për një projekt kombëtar”

Rruga e vështirë e integrimit të biznesit

Nga Ornela Liperi

Shqiptarët njihen si populli me mbështetjen më të madhe pro Bashkimit Europian nga gjithë vendet e rajonit. Mundësia për të punuar e studiuar në vendet e BE dhe pritshmëritë për një nivel më të lartë jetese, kanë bërë që qytetarët e një vendi, të lodhur nga keq-qeverisja dhe varfëria, t’i varin shpresat te perspektiva europiane. Edhe biznesi e mendon njësoj, me 78% të tyre që presin që anëtarësimi në BE do të jetë një gjë e mirë për kompaninë e tyre. Por, pak e dinë se BE nuk i hap dyert kollaj dhe shumë prej sipërmarrjeve nuk do të mund ta kalojnë këtë prag. Europa duhet ndërtuar fillimisht brenda oborrit tënd, duke i prerë dalëngadalë gjembat, përndryshe nuk do të jemi kurrë gati të kalojmë te lëndina e tjetrit… Vazhdoni me leximin e “Rruga e vështirë e integrimit të biznesit”

BE – shumë pyetje, pak përgjigje – por pa dilemë

Nga Lutfi Dervishi

Pas rezultateve të referendumit në Britani, ku shumica e britanikëve votuan që vendi tyre të dilte nga BE, – ka më shumë pyetje sesa përgjigje. Do të ketë vende të tjera që do të pasojnë Britaninë e Madhe? A do të vijojë të ekzistojë Bashkimi Europian? Çfarë ndikimi ka kjo për rajonin dhe Shqipërinë?

Joshja për t’u marrë me gjeopolitikë, futurologji dhe tema të mëdha është më tunduese së kurrë: A do të ndryshojë BE? Raportet dhe qëndrimi ndaj Rusisë? Kur do të rifitojë BE- vendin e fuqisë së parë ekonomike në botë? Si do të reagojnë tregjet financiare në rast se kriza politike në Britani do të vijojë të paktën deri në muajin tetor – kohë kur do të zgjidhet çështja e drejtimit të Partisë Konservatore dhe kryeministrit të ardhshëm? Vazhdoni me leximin e “BE – shumë pyetje, pak përgjigje – por pa dilemë”

Integrim vs. Sovranitet

Nga Ilir Aliaj

Historia e Shqipërisë e këtyre 26 viteve ka qenë e tejmbushur me ngjarje nga më të ndryshmet, ulje ngritje, por pa asnjë mëdyshje vendi ka ecur përpara. Si kryefjalë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi është që të integrohemi në Bashkimin Europian, si e vetmja rrugë që kemi. Që nga fillimi i lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 e deri më tani në këtë drejtim asgjë s’ka ndryshuar, ndryshimi i sistemit kishte si slogan “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ndërsa tani të gjithë presim se kush do të flasë nga Brukseli për situatën në vendin tonë e kështu me radhë. Vazhdoni me leximin e “Integrim vs. Sovranitet”

Për Integrimin në Europë duhet një Kombëtare mentaliteti

Nga Alfred Lela

Gjatë një vizite studimore në Berlin të 10 gazetarëve nga Europa Juglindore, në takimet me gazetarë, politologë, deputetë, këshilltarë e të tjerë, nuk mund të shmangej hija që lëshonte nëpër biseda apo pyetje, referendumi britanik për daljen nga BE, tashmë i famshmi Brexit. Një gjendje paradoksale mund të thuash, me minionët e Europës, Shqipërinë, Malin e zi, Serbinë dhe Maqedoninë, që duan të futen, dhe gjigantë si Britania e Madhe që duan të dalin. Këtë pata në mendje kur gjatë takimit me Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestagun gjerman, guxova në ironi. Vazhdoni me leximin e “Për Integrimin në Europë duhet një Kombëtare mentaliteti”

Integrimi dhe përshtatja me rrethanat e reja në Bashkimin Europian

Nga Gentian Elezi

Integrimi europian vazhdon të jetë strategjia kryesore e zhvillimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Pas marrjes së statusit të vendit kandidat në vitin 2014, përpjekjet e institucioneve shqiptare kanë qenë të fokusuara te përmbushja e kushteve për fazën e mëpasshme: hapja e bisedimeve për anëtarësim. Reforma në administratën publike, reforma e sistemit të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, janë fushat ku duhet punuar për të ecur përpara drejt bisedimeve. Vazhdoni me leximin e “Integrimi dhe përshtatja me rrethanat e reja në Bashkimin Europian”

Kriza e BE-së dhe integrimi europian i Ballkanit

Nga Arben Malaj

“Nuk do të ketë paqe në Europë, nëqoftëse shtetet do të rindërtohen në bazë të sovranitetit kombëtar. …Vendet e Europës janë shumë të vogla për t’i garantuar popujve të tyre  begatinë e nevojshme dhe zhvillimin social…”.  (Jean Monnet)

Ky vizion i një prej themeluesve të BE-së, ka frymëzuar shumë nga reformat për thellimin dhe zgjerimin e integrimit europian që rezultuan të suksesshëm për të eliminuar konfliktet dhe luftrat në Europë, sukses i cili vazhdon të veprojë për më shumë se 70 vite. Gjatë këtij procesi vendet europiane kanë dorëzuar pjesë të sovranitetit të tyre kombëtar për t’u bërë pjesë e BE-së, e cila përfaqëson sot bllokun më të madh dhe ndër më të zhvilluarit në ekonominë globale. Vazhdoni me leximin e “Kriza e BE-së dhe integrimi europian i Ballkanit”